Home / News / 17-vjeçari nga Librazhdi thyen derën e xhamisë për të marrë paratë

17-vjeçari nga Librazhdi thyen derën e xhamisë për të marrë paratë

Vetëm 17-vjeç dhe mbi të rëndojnë dy akuza të forta, si autori i dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Përrenjasit.

  1. Ozuni është arrestuar nga policia pasi sipas këtyre të fundit, dy ditë më parë ai ka thyer derën e xhamisë së qytetit ku ka marrë 10.000 lekë.

Ndërkohë që ditën e sotme ai ka marrë 20 000 lekë dhe një varëse floriri në një banesë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Postimi i polisicë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap dhe ndalua shtetasi Armand Ozuni 17 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet si autor i dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Përrenjasit, konkretisht: Më datë 26.07.2020 dyshohet se ka vjedhur me thyerje në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë. Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Check Also

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *