Home / News / 24-vjeçari goditet me thikë në Shëngjin, dërgohet në Tiranë për mjekim

24-vjeçari goditet me thikë në Shëngjin, dërgohet në Tiranë për mjekim

Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Rrethanat e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta, ndërsa është mësuar se plagosja ka ndodhur rreth orës 01:50 në Shëngjin.

Burime Zyrtare bëjnë me dije se 24-vjeçari është identifikuar me inicialet M.P., banues në Lezhë. I riu është dërguar në Spitalin e Traumë ku po merr ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje kanë forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni për situatë, ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Check Also

7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

7 persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale në Tiranë. D.J, 26-vjeç …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *