Home / News / 4 të vrarë e 2 të plagosur pas përplasjes me armë për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj!
FOTO ARKIVA

4 të vrarë e 2 të plagosur pas përplasjes me armë për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj!

Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin në një kohë kur përpiqemi të dalim të rimëkëmbër në këtë fillim sezoni turistik nga një pandemi që jo pak na goditur.

Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe një 17-vjeçari Elmilind Dyli, kanë marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit.  Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018.

Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët. Nga informacionet paraprake mësohet ka qenë pikërisht anëtarët e familjes Ferracaku të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin ‘Gocaj’ për të sqaruar konliktin për shezlongët. Dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet asnjë konflikt i mëparshëm mes këtyre dy familjeve.

Ajo që vihet re nga pamjet nga vendi i ngjarjes është fakti se ajo është e mbushur plot me njerëz, shumica dërrmuese turistë, të cilët të tmerruar janë ngritur nga të shtënat armëve. Ndonjë prej tyre ka vendosur që mëngjesin e sotëm të marrë çantat dhe të kthehet andej nga ka ardhur.

Në vendngjarje shkuan menjëherë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe forcat RENEA, ndërkohë që hetimet vazhdojnë edhe për këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Check Also

7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

7 persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale në Tiranë. D.J, 26-vjeç …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *