Home / News / 7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale
FOTO ARKIVA

7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

7 persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale në Tiranë. D.J, 26-vjeç dhe E.I, 27 vjeç janë vënë në pranga të policisë pasi gjatë kontrollit fizik të tyre u është gjetur lënë narkotike kanabis. Po ashtu policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.B, 52-vjeç pasi në zonën e Qafmollës, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh. Policia ka arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. J., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis;
  2. I., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës personale nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafmolla 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 52 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur 16-vjeçar, sepse në zonën e Qafmollës, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues Y. D. Si pasojë është vetëdëmtuar shtetasi D. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
  2. Sh., 40 vjeç dhe Gj. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
  3. A., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Check Also

Rama apel qytetarëve: Vaksinimi nuk pret! Mbroni shëndetin tuaj dhe të njerëzve të dashur

Kryeministri Edi Rama ka apeluar qytetarët që të vaksinohen. Teksa ka publikuar në rrjete sociale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *