Home / News / A është ngjarja në Elbasan shenjë e një grushti shteti të armatosur pas zgjedhjeve të së dielës?

A është ngjarja në Elbasan shenjë e një grushti shteti të armatosur pas zgjedhjeve të së dielës?

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi jo pak qytetin e Elbasanit. Një personazh i njohur i qytetit u ekzekutua dhe disa të tjerë u plagosën, mes tyre njëri në gjendje të rëndë. Kjo ishte një ngjarje tragjike për familjen e personit që humbi jetën, por edhe për qytetarët e Elbasanit, të cilët tani ndihen më të pasigurtë se kurrë më parë, pasi, përpara kësaj ngjarjeje askush nuk e dinte që në qytet qarkullonin furgona me persona të armatosur brenda.

Sipas raportimeve të mediave, në të njejtën ditë në qytet qarkullonin 3 furgonë, të cilët ndalonin njerëz dhe makina për ti kontrolluar. Më pas u mor vesh se në ata furgone kishte njerëz të specializuar ushtarakisht dhe të armatosur.

Gjithashtu në media dolën edhe shumë detaje të tjera shokuese të cilat nuk janë objekt i këtij shkrimi. Por ajo çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është edhe mos distancimi i figurave më të larta të opozitës nga kjo ngjarjë me pasoja të rënda. Ndërkohë që një person kishte humbur jetën deklarata e parë që erdhi nga opozita ishte një sulm për qeverinë aktuale në pushtet dhe aspak keqardhje apo ndonjë kërkesë ndjese për atë çka kishte ndodhur.

Situata rëndohet edhe më tej kur në një tjetër deklaratë Partia Demokratike pranon se ka ngritur Struktura të Posaçme për Mbrojtjen e Votës, struktura të cilat kanë të drejtë të përdorin edhe armën. Gjithashtu në një tjetër deklaratë marrëzia shkon edhe më tej kur kryetari i Partisë Demokratike i thur lavde autorit të ngjarjes, çka e bën situatën akoma më të pashpjegueshme.

Ajo çka i vuri vulën dhe ngre shumë dyshime për ngritjen e një minishteti paralel, ishte deklarata e Xhelal Mziut, i cili u bënte thirrje qytetarëve të njoftonin Strukturën e ngritur nga PD për çdo rast të dyshimtë blerje vote, dhe menjëherë ai do ta pësonte si rasti i Elbasanit.

Kjo deklaratë shokuese edhe për vetë simpatizantët e PD-së, hedh dyshime të forta se ngjarja në Elbasan ishte e paramenduar dhe situata pas 25-prillit nuk do të jetë aspak e qetë. Strukturat e Armatosura të Mbrojtjes së Votës, duket se kanë kompentenca mbi shtetin dhe me aftësitë e tyre ushtarake mundet që edhe vetë shtetin ta sfidojnë në çdo kohë.

 

 

Check Also

Të shtëna gjatë natës në Elbasan, teŗrorizohen banorët

Të shtëna me aŗmë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan. Kanë qenë banorët, që të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *