Home / Uncategorized / “Besimi dhe Bashkëpunimi”, për rritjen e qëndrueshmërinë ndaj ekstremizmit për një të ardhme më të sigurtë.

“Besimi dhe Bashkëpunimi”, për rritjen e qëndrueshmërinë ndaj ekstremizmit për një të ardhme më të sigurtë.

Në ambientet e “Hotel Skampa Internacional”,  Elbasan,  është zhvilluar takimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Qarkun Elbasan duke krijuar një ambient më të sigurtë , ndërtimi i komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet aktivizimit të të rinjve në parandalimin dhe luftën ndaj tij.

Në këtë takim morën pjesë , Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë  Elbasan Z.Arjan Muça,  Kryetari i QBNF Dr.Arben Ramkaj , Përfaqësuesi i Kordinatorit Kombëtar Kundër Ekstremizmit Z. Bardhyl Gosmishti,  Kryetarit i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja, Prefekti i Qarkut Elbasan Z. Klevis Xhoxhi, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Elbasan Zj. Anila Çota,  Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Z. Aleksandër Çipa,  Përfaqësuesja e Fondacionit i Zgjidhjes së konflikteve “FZKPM”,  Zj.. Merita Bala , Përfaqësuesja  nga  organizata “Të Dëgjoj 366” Dr. Manolita Hida.

Ne fjalen e hapjes, Kryetari i QBNF Dr. Arben Ramkaj uroi mireseardhjen duke falenderuar te pranishmit per angazhimin e tyre si edhe donatoret per bujarine dhe besimin e treguar per QBNF. Pasi beri nje panorame te shkurter por esenciale te situates ai theksoi arsyet e nevojes se ketij projekti per parandalimin dhe minimizimin e qasjeve ekstremiste.

Me tej dr. Ramkaj ia dha fjalen me rradhe per te pershendetur:

Përfaqësuesit te Kordinatorit Kombetar Kunder Ekstremizmit Z. Bardhyl Gosmishti, i cili vleresoi QBNF dhe punen ne vazhdimesi;

Kryetarit te Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja qe evidentoi vazhdimesine dhe sukseset e QBNF si edhe angazhimin per mbeshtetje;

Prefektit Z Klevis Xhoxhi qe premtoi bashkpunim nga pozicioni i sapomarre;

Drejtorit te Policisë Vendore të Qarkut Elbasan Z.Arjan Muça qe  falenderoi per ftesen e QBNF per te qene pjese e projektit nepermjet zyres se policimit ne komunitet;

Drejtores se Zyrës Arsimore Vendore Elbasan Zj. Anila Çota qe po ashtu shprehu angazhimin per bashkepunim te vazhdueshem;

Don Giuseppe Testes qe Përshëndeti në emer të Komuniteteve fetare të QBNF dhe theksoi vizionin e tone ne koherence me organizmat mbareboterore duke cituar edhe Papa Franceskun si promotor te vllazerimit nderfetare;

Kryetarit te Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Z. Aleksandër Çipa qe theksoi kontributin e fetareve ne emancipimin e shoqerise dhe ne edukimin e brezave

Zj.. Merita Bala nga  Fondacioni i Zgjidhjes se konflikteve “FZKPM” qe shprehu falenderimin dhe gatishmerine per te dhene pervojen e duhur ne menaxhimin e konflikteve nga vete te rinjte ne komunitetet e tyre;

Dr. Manolita Hida nga  organizata “Të Dëgjoj 366” theksoi vazhdimesine e bashkepunimit ne disa projekte duke ofruar sherbimin psiko-social per te rinjte e shtresave te cenueshme.

Ne fund drejtori Ekzekutiv i QBNF, z.Sokol Lulgjuraj, i cili pasi falenderoi te pranishmit, donatorin dhe asistenten e projektit psikologen Elona Mustafaraj beri nje paraqitje te detajuar te Projektit.

Check Also

VIPAT shqiptarë që i vunë fëmijeve emra të çuditshëm

Kanye West dhe Kim Kardashian kane preferuar emrat me te pazakonte per femijet e tyre. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *