Home / News / Breshëri me armë në drejtim të një mjeti në qendër të Elbasanit

Breshëri me armë në drejtim të një mjeti në qendër të Elbasanit

Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Elbasan, në afërsi të stadiumit të qytetit. Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se është qëlluar drejt një mjeti “Bmë”, që ka qenë në ecje. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që Policia është mobilizuar në zonë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se nga atentati është plagosur lehtë një person, i identifikuar si E. C, i cili pas marrjes së ndihmës së parë u largua nga spitali. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat. Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Check Also

Ngjarje e rëndë në Elbasan, i vë flakën shtëpisë së tij dhe të fqinjit disa të asfiksuar

Një ngarje e rëndë ndodhi në Elbasan. Një djalë rreth 25-vjeç, pas debateve me familjarët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *