Home / Health / Çfarë po ndodh? “Shefqet Ndroqi”, spitali i ferrit për të sëmurët me Koronavirus!

Çfarë po ndodh? “Shefqet Ndroqi”, spitali i ferrit për të sëmurët me Koronavirus!

Kryeqyteti është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të diele dhe që ka lidhje me situatën e pandemisë Covid-19. Sipas policisë, rreth orës 03:10, është vetë hedhur nga kati i 4-të i një spitali shtetasi Preng Gjonaj, 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

52-vjeçari nga Tropoja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.  Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i tretë që një pacient i këtij spitali hidhet nga lartësia, duke humbur jetën. Disa javë më parë, dy shtetas të tjerë të shtruar në Covid 2, pësuan të njëjtin fat. Hasan Mira, 65 vjeç, u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, duke i dhenë fund jetës. Ai ishte shtruar në këtë spital në fund të muajit gusht dhe më 2 shtator ndërmori aktin e rëndë.

Ndërkohë, më 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Xhino Koça, 29 vjeç ishte shtruar pasi ishte infektuar me koronavirus. 29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor.

Në celularin e tij u gjet një sms që u kishte derguar familjarëve ku u thoshte se kishte vendosur ti jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. Në fund të sms thuhej: Takohemi në botën tjetër! Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në akte vetëvŗasjeje.

Check Also

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *