Home / News / Deklarata e çuditshme e ish-policit që vrau gruan në Elbasan: S’mbaj mend gjë, më thanë shokët që e vrava, por unë…

Deklarata e çuditshme e ish-policit që vrau gruan në Elbasan: S’mbaj mend gjë, më thanë shokët që e vrava, por unë…

Gjykata e Elbasanit e ka lënë në burg 58-vjeçarin Koço Buzo, autorin e vrasjes së Liljana Buzos, bashkëshortes së tij.

Aautori ka deklaruar në gjyq që nuk mbante mend asgjë.

“Nuk e di, nuk mban mend. Nuk kam qenë unë. Unë isha në shtëpi. Gruaja ka qenë në Tiranë. Kam 6 muaj që nuk flas. E mora vesh nga shokët në polici që e kam vrarë, por unë nuk e mbaj mend që e kam vrarë” është shprehur ai.

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Krimi i kryer prej tij ka qenë i mirëmenduar. Koço Buzo dhe Liljana Buzo kishin 30 vite të martuar bashkë, jetesë që ishte shoqëruar nga problemet, dhunë dhe xhelozi.

Mësohet se avokati i autorit, Bajram Kllogjeri, e ka pranuar masën e sigurisë të caktuar nga togat e zeza dhe e ka cilësuar mjaft të rëndë krimin e kryer nga klienti i tij.

Check Also

Publikohet video-ja e vrasjes së bujshme në Elbasan

Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi majin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *