Home / News / Dy aksidente të rënda në Elbasan dhe Librazhd, makinat dalin nga rruga.
Foto Arkiva

Dy aksidente të rënda në Elbasan dhe Librazhd, makinat dalin nga rruga.

Dy aksidente të rënda janë regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan dhe në Librazhd, ku sipas raportimeve dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi në autostradë ka dalë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë më herët një tjetër aksident u regjistrua në Librazhd, ku një kamion doli nga rruga, duke përfunduar në kanal. Për të dyja rastet policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *