Home / News / “E pashë unë i pari…” – Ja si nisi sherri për femra në plazh, dy vëllezërit nga Kosova zihen me grushta me vëllezërit në Shëngjin

“E pashë unë i pari…” – Ja si nisi sherri për femra në plazh, dy vëllezërit nga Kosova zihen me grushta me vëllezërit në Shëngjin

Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë. Dy vëllezër nga Kosova të identifikuar si Ç.Z dhe Q.Z, 23 dhe 21 vjeç janë zënë me vëllezërit nga Shëngjini, të identifikuar si A.J dhe A.J, të dy 24 vjeç.

Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ditën e djeshme, ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta për shkak të femrave në plazh. Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjithçka nisi nga debati: “E pashë unë i pari…”

Si pasojë, të katërt anë marrë dëmtime të lehta  dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *