Home / News / E rrahu, e kërcënoi, e dhunoi dhe ajo sërish i del në mbrojtje / Gruaja e 71 vjeçarit të vrarë nga RENEA shpërthen në akuza ndaj Policisë e medias

E rrahu, e kërcënoi, e dhunoi dhe ajo sërish i del në mbrojtje / Gruaja e 71 vjeçarit të vrarë nga RENEA shpërthen në akuza ndaj Policisë e medias

Policia e Shtetit, me gjetjen e arsenalit të armëve në banesën e 71 vjeçarit Lefter Zhidru, duket se ka ndryshuar strategji ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke nisur kështu edhe një hetim ndaj saj, duke e akuzuar për ‘moskallëzim krimi’.

Kjo akuzë ndaj saj u ngrit pasi që në momentin e parë të mbërritjes së forcave të Policisë, kur u pyet, ajo i tha bluve të qytetit të Elbasanit se i shoqi në banesë nuk dispononte armë të tjera zjarri apo municione luftarake, ndërkohë që, pas kontrollit të ushtruar pas ekzekutimit të 71 vjeçarit, atij iu gjetë kallëpe tritoli, detonatorë dhe kapsolla.

Por, ajo që të çudit është fakti se 41-vjeçarja, jo vetëm nuk është bërë pishman për çfarë nuk ka treguar, por mësohet se ka hedhur akuza ndaj Policisë dhe ndaj medias.

Madje Floresha Zhidru akuzon policinë për vrasjen e 71-vjeçarit, i cili u ekzekutua dje nga RENEA, pasi bëri rezistencë me armë.

Kujtojmë se 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë qëndroi i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, ndërkohë që hapi zjarr ndaj tyre deri në momentin e fundit.

(Descript.al)

Check Also

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *