Është kërcënuar me jetë Sokol Novaku, ish-shefi i sektorit të lëndëve naďkotike në drejtorinë e Elbasanit. ABC mëson se në numrin e policisë që Novaku ka në celular ka ardhur një SMS kërcënuese. Në mesazhin e dërguar ndër të tjera shkruhej: “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume.”
Mësohet se Novaku ka depozituar dy ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë.
Ai, rreth 10 ditë më parë u transferua si shef kŗimesh në komisariatin e policisë në Gramsh, ndërsa ka qenë më parë shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë. Në drejtorinë e Policisë Elbasan Novaku u emërua shef i sektorit të narkotikëve ku qëndroi për 4 muaj.