Home / Health / “Lajm i mirë miqtë e mi”. Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e shumëpritur

“Lajm i mirë miqtë e mi”. Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e shumëpritur

Epidemiologu Ilir Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me testin e dytë të shpejtë për COVID, i cili e nxjerr përgjigjen nëse jeni pozitiv apo negative brenda një kohe shumë të shpejtë. Ky, thekson Alimehmeti, është një lajm shumë i mirë për vendin tonë.
POSTIMI I PLOTE:
Shume lajm i mire miqte e mi! Testet e shpejta te antigjeneve te SARS-CoV-2 jane gati!
Ky eshte hapi i rradhes me gjasat me te larta per t’u hedhur dhe eshte plani me realist ne afat te shkurter.
Perparesite e testeve te shpejta: Rezultati del ne 15-30 minuta; Kostoja eshte 3.9 euro ose me pak; Sensitiviteti eshte 80-90%; Mund te kryhen ne cdo ambjent; 120 milione teste jane ndare veç per shtetet me te ardhura te uleta ose te mesme, si Shqiperia. Aprovimet e emergjences nga OBSH-ja:
SD Biosensor (Kore e Jugut) ka marre aprovimin ditet e fundit. Abbott (SHBA) ka shume gjase ta marre aprovimin se shpejti
Asnje test i meparshem ne perdorim nuk e ka pasur kete certifikim dhe ne fakt po nxirren nga perdorimi.
Testi do t’i ngjaje testit te shtatzenise, por kuptohet qe materiali biologjik qe perdoret ne kete rast eshte nje pike gjak.
‼Disavantazhet e RT-PCR (“tamponit”): Rezultati del 12 ore deri ne disa dite me vone; Kostoja eshte rreth 35 euro, ndersa ne treg shkon rreth 100 euro; Sensitiviteti eshte 70-80%;Kerkon laboratore te sofistikuar.
Praktikisht, testet e shpejta te antigjeneve jane superiore ndaj “tamponit” ne te gjitha kriteret e mesiperme. Forca miq! Shkenca ecen perpara vazhdimisht! Jepini kohen e duhur duke u ruajtur nderkohe!

Check Also

Silva Bino: Personalisht e kalova në formë të rëndë. COVID-19 nuk pyet nëse je apo jo me sëmundje shoqëruese

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka reaguar me një mesazh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *