Home / News / Makina shpërthen në flakë në aksin Tiranë-Elbasan, drejtuesi dhe pasagjeri …
FOTO ILUSTRUESE

Makina shpërthen në flakë në aksin Tiranë-Elbasan, drejtuesi dhe pasagjeri …

Një autoveturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës tregtare TEG, ndërsa fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri kanë dalë me shpejtësi duke shpëtuar për mrekulli. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit në flakë të automjetit tip benz, edhe pse paraprakisht dyshohet se mund të kemi të bëjmë me defekt teknik

Nga ana tjetër, zjarrfikësja fiku zjarrin, ndërsa makina është shkrumbuar.

Informacion paraprak

Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

17-vjeçari nga Librazhdi thyen derën e xhamisë për të marrë paratë

Vetëm 17-vjeç dhe mbi të rëndojnë dy akuza të forta, si autori i dy vjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *