Home / News / Me grushte e shkopinj hekuri, sherr mes të rinjve në Shëngjin! 2 vëllezërit kosovarë përplasen me 2 vëllezërit nga Shëngjini

Me grushte e shkopinj hekuri, sherr mes të rinjve në Shëngjin! 2 vëllezërit kosovarë përplasen me 2 vëllezërit nga Shëngjini

Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në Shëngjin. Report Tv ka siguruar videon e sherrit ku shihen të rinjtë duke u zënë me grushte e me shkopinj hekuri. Sherri sipas policisë ka nisur fillimisht mes 2 vëllezërve nga Kosova me 2 vëllezër nga Shëngjini por janë përfshirë dhe të rinj të tjerë.

Vëllezërit Çlirim Zeneli 23 vjeç dhe Qendrim Zeneli 21 vjeç nga Kosova janë përplasur me vëllezërit Amarildo Jushi 24 vjeç dhe Adriano Jushi 24 vjeç banues në Shëngjin. Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta, si pasojë, të katërt kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër), banues në Kosovë,  A.J., 24  vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ),  banues në Shengjin. Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta, ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *