Home / News / ‘’Më vrit, nuk e lëshoj’’, dëshmitari i grabitjes në Korçë: Kambisti i gjakosur vuri poshtë autorin, edhe gruan ia kishin goditur

‘’Më vrit, nuk e lëshoj’’, dëshmitari i grabitjes në Korçë: Kambisti i gjakosur vuri poshtë autorin, edhe gruan ia kishin goditur

Një i moshuar ka dëshmuar për mikrofonin e News24 lidhur me grabitjen në Korçë të kambistit dhe përplasjen fizike që ndodhi pas saj. Vasil Zoga thotë se kambisti Shefqet Muço ishte goditur nga autorët në kokë dhe fytyrë, por edhe pse i gjakosur kishte arritur të kapte njër prej autorëve duke e vendosur poshtë.

Bashkëpuntorët e tjerë sipas Zogës, e kanë kërcënuar Muçon ta lëshojë, por kambisti i është drejtuar me fjalët ‘’Më vrit, nuk e lëshoj’’. Zoga thotë se edhe gruaja e kambistit ishte goditur, teksa ka ndërhyrë vetë ai për ta hequr Shefqet Muçon për mos e vrarë autorin që kishte kapur.

”Ishim në gjumë. Dëgjova zhurmë, e sulmuan nga rruga më sipër. 4 thanë ata, por unë një pashë që e kishte vënë për poshtë. Ky Shefqeti, i gjakosur, gruaja e goditur, djali i tij ia shpëtoj. Unë ndërhyva vetëm thashë lere këtë mos e mbyt. I vajti tjetri me pistoletë, lëshoje lëshoje. Më vrit nuk e lëshoj.

Doreza pashë unë, maska s’di. Dorezat i kishte ky që zunë. Për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin. Lëre tani i thashë, u bë çu bë. Shefqeti në kokë dhe fytyrë u goditur dhe me gjak. Doli gjithë lagjia, doli që vendosën ndihmë. Njërit ia lidhën këmbët me tel.”- tha Zoga

 

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *