Home / Curiosities / “Moderatore që nuk do zgjidheshin as për të qenë publik”, Moderatorja flet pa filtra për mediat

“Moderatore që nuk do zgjidheshin as për të qenë publik”, Moderatorja flet pa filtra për mediat

Fatma Haxhialiu ka qenë e ftuar së fundmi tek programi i ri i Kelvi Kadillit, “Syri i keq”. Fokusi i bisedës së dy moderatorëve ishte gjendja aktuale e mediave në vend, të paktën në këndvështrimin dhe sipas eksperiencës së tyre. E pyetur nëse do rikthehet në ekran, Fatma është përgjigjur:

“Për momentin kam luksin të mos e mendoj këtë gjë, të mos kem presionin e sezonit të ri i cili është gjithmonë një tmerr, sepse nuk ekzistojnë kontratat në Shqipëri. Tani që kam biznesin tim që po ve dy gjëra në vijë, do mar pak pushim të shikojmë ku jemi e çfarë do bëjmë, e pse jo të vemë ca rregulla.

Dikur ka qenë një epokë e artë kur edhe publiku përzgjidhej, pra kush duhej të ishte pjesë në një program. Ndërsa sot në ekranet tona, shikon imazhe, që e përfaqësojnë një televizion, të cilët dikur nuk do zgjidheshin as për publik për të duartrokitur në programe. Gjithë media është në një krizë të madhe, po bëj mbi 10 vjet në media dhe televizioni nuk ka qenë kurrë kaq keq,” ka thënë Fatma ndër të tjera.

Check Also

Ushtroi dhunë dhe kanos me thikë babain e tij, arrestohet i riu në Elbasan

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku policia tha se aŗrestoi një të ri, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *