Home / News / Ngjarje e rëndë në Elbasan, i vë flakën shtëpisë së tij dhe të fqinjit disa të asfiksuar

Ngjarje e rëndë në Elbasan, i vë flakën shtëpisë së tij dhe të fqinjit disa të asfiksuar

Një ngarje e rëndë ndodhi në Elbasan. Një djalë rreth 25-vjeç, pas debateve me familjarët i ka vënë flakën shtëpisë së tij. Më pas, ai i ka vënë zjarrin shtëpisë së fqinjit, një gruaje dhe djalit, pasi duket se ata u përpoqën t’i ndihmonin familjarët e 25-vjeçarit dhe të ndalonin këtë të fundit.

Djali i cili dyshohet se vuante nga probleme mendore raportohet se i ka spërkatur me benzinë fqinjët dhe i ka vënë zjarrin edhe banesës së tyre. Nga flakët kanë mbetur të asfiksuar dhe me plagë dy persona. Pas ndërhyrjes së policisë ekipit zjarrfikës dhe ambulancës, të lënduarit raportohet se po transportohen drejt spitalit te Elbasanit.

Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë duke shoqëruar në komisariat autorin. Pritet që të hetohen dhe të sqarohen rrethanat e ngjarjes./NOA.al

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *