Home / News / Nisin punimet për mbikalimin e TEG-ut, si do të devijohet trafiku/Harta

Nisin punimet për mbikalimin e TEG-ut, si do të devijohet trafiku/Harta

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ka nisur puna për mbikalimin e TEG-ut dhe rrugët lidhëse të tij.Ndërkaq, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, bëhet me dije se automjetet do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar.

“Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive.

Do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg, 24/7  Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut”, njofton ARRSh./Opinion

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *