Home / News / Pas vrasjes që tronditi sot Elbasanin, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar

Pas vrasjes që tronditi sot Elbasanin, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Elbasanin. Në lagjen “5 Maji”, nga shkëmbimi i zjarrit, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan. Gjithashtu, u plagosën katër persona, mes tyre dhëndri i Xhuvanit dhe një punonjëse policie.

Ndërkohë, Arbër Papleka, ish-efektivi i Forcave Renea, ka dëshmuar në polici pas arrestimit si autori i dyshuar i vrasjes dhe plagosjeve në Elbasan. Mësohet se ai ka thënë se Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, dhe persona të tjerë pranë tij kanë qëlluar të parët në drejtim të tij: “Na qëlluan me armë të parët. Ne qëlluam për vetëmbrojtje”.

Papleka u arrestua në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, në tentativë për t’u arratisur.

Ndërkaq policia ka publikuar inforimacionin për ngjarjen:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.
Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë së Krimeve Kundër Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Check Also

Të shtëna gjatë natës në Elbasan, teŗrorizohen banorët

Të shtëna me aŗmë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan. Kanë qenë banorët, që të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *