Home / News / PD: Zjarret nxorën në pah propagandën e qeverisë, na la me një helicopter

PD: Zjarret nxorën në pah propagandën e qeverisë, na la me një helicopter

Partia Demokratike bën sërish përgjegjëse qeverinë për situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë. Deputetja e demokratëve Grida Duma thotë se  keqmenaxhimi, paaftësia dhe korrupsioni janë elementët që situata e zjarreve dhe fatkeqësitë e tjera natyrore kanë nxjerrë përherë në pah.Duma shkruna se propaganda e paguar me taksat e qytetarëve ndër vite nuk fshehin dot as dështimet e qeverisë.

“Keqmenaxhimi, paaftësia, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni janë elementët që fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë përherë në pah, duke rrëzuar propagandën hileqare të regjimit. Sot, Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Edi Ramës. Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore. Mashtrimet e përsëritura ndër vite dhe propaganda e paguar me taksat e qytetarëve nuk fshehin dot as dështimet, as dëmet që modeli  korruptiv i ndërtuar nga Edi Rama po i shkakton vendit. Nëse ky model nuk ndëshkohet, Shqipëria do të lëngojë nga kriza në krizë për shkak të një pakice që punon vetëm për veten, jo për shqiptarët”, shkruan Duma.

Shumica e zjarreve ne vend janë të qëllimshme dhe për disa prej tyre janë arrestuar edhe autorët përgjegjës. Aktualisht në vend vatrat më problematike janë ato në Dukat dhe Karaburun në Vlorë dhe zjarri në Majën e Rrunës në Kukës. Në Karaburun dhe Dukat prej orës 06:00 të mëngjesit ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve edhe helikopteri holandez, ndërsa pritet të ndërhyhet nga ajri edhe në Kukës.

Check Also

7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

7 persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale në Tiranë. D.J, 26-vjeç …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *