Home / News / Përdhunohet pastruesja shqiptare, ja si shpëtoi pas 9 orësh nga duart e bullgarit 13 vjet më të ri

Përdhunohet pastruesja shqiptare, ja si shpëtoi pas 9 orësh nga duart e bullgarit 13 vjet më të ri

Një pastruese shqiptare, e moshës 50-vjeçare ka përjetuar 9 orë makth pasi u përdhunua nga një shtetas bullgar në Petralona të Greqisë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur gruaja kishte shkuar për të pastruar në një pallat dhe 37-vjeçari e futi me dhunë në banesë, sulmoi atë duke abuzuar seksualisht.

50-vjeçarja u mbajt e mbyllur brenda në dhomë që prej orës 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, shkruajnë mediat greke.

Shqiptarja ia doli të shpëtonte nga duart e tij nga ballkoni duke kaluar në banesën tjetër dhe filloi të kërkonte për ndihmë. Banorët e tjerë e ndihmuan duke telefonuar policinë, por autori arriti t’ia mbathte.

Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, banorët e zonës kanë dalë në rrugë duke bërtitur me parulla për mbrojtjen e grave që bien pre e abuzimit seksual.

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *