Home / News / Përplaset nga makina një person në Elbasan, autori largohet nga vendngjarja.
Foto Arkiva

Përplaset nga makina një person në Elbasan, autori largohet nga vendngjarja.

Një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë tip Benz Mercedes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kongresi në Elbasan, ku 60-vjeçari, i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim, është përplasur nga makina gjatë kohës që ka qenë duke ecur në këmbë.

Drejtuesi i makinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e aksidentit, ndërsa vijon hetimet për gjetjen dhe arŕestimin e autorit që shkaktoi aksidentin.

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *