Home / News / Përplasje me armë zjarri mes bandave shqiptare në Athinë! Vritet një shqiptar, plagosen babai, vëllai i tij dhe një vajzë

Përplasje me armë zjarri mes bandave shqiptare në Athinë! Vritet një shqiptar, plagosen babai, vëllai i tij dhe një vajzë

Një 25-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri nga 5 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë i ati i tij dhe vëllai. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Agios Sostis në Athinë, pranë një kafeneje. E plagosur ka mbetur edhe një vajzë e cila ishte punonjëse në lokalin ku ndodhi ngjarja.

5 të rinj kanë hapur zjarr ndaj 25-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur në vend. I ati i tij në përpjekje për të shpëtuar të birin i ka dalë para plumbave, ku mbeti i plagosur rëndë. Plumbat kanë prekur edhe djalin tjetër te tij dhe një punonjëse të lokalit.

Shkak i përplasjeve dyshohet të jenë bërë larja e hesapeve për pazaret e drogës. Sipas autoriteteve greke viktima dhe i vëllai i mbetur të plagosur mund të kenë qenë të përfshirë në pazaret e drogë. Ndërsa dyshohet se edhe autorët e ekzekutimi mund të jenë shqiptarë.

Në vendin e ngjarjes në sheshin Agios Sostis të Athinës kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur 7 gëzhoja plumbash, të cilat janë shtënë në drejtim të viktimave dhe të plagosurve nga 5 të rinjtë.

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *