Home / News / Presidenti Ilir Meta vjen viziton Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan

Presidenti Ilir Meta vjen viziton Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi sot Qendrën e Bashëpunimit Ndërfetar ku prit nga Kryetari i kësaj qendre Dr. Arben Ramkaj si dhe krerët e besimeve fetare të qarkut të Elbasanit. Gjatë vizitës së Tij Presidenti Meta u njoh me punën shumëvjeçare të Qendrës e cila, përveç të tjerash ka në fokusin e saj bashkëjetësën dhe tolerancën fetare.

Në fjalën e Tij Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta theksoi se ka ardhur për të vizituar Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar, e cila është shumë e rëndësishme dhe funksionon shumë mirë dhe që duhet të jetë shembull në gjithë vendin. Qëndrimi im është për një bashkëjetesë qytetare tolerancë evropiane dhe sipas gjithë traditave që kemi.

Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë Evropiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë. Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta.

Gjithashtu Presidenti u shpreh se është sot në Elbasan ku komunitetet janë shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në interes të forcimit të bashkëjetesës, diversitetit dhe edukimit rinjve me ndjenjat patriotike, atdhetare dhe tolerancës pavarësisht besimeve. Unë dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që ka përçimi i mesazheve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që t’i japim më shumë qetësi dhe siguri vendit.

 

Check Also

17-vjeçari nga Librazhdi thyen derën e xhamisë për të marrë paratë

Vetëm 17-vjeç dhe mbi të rëndojnë dy akuza të forta, si autori i dy vjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *