Home / News / Qeveria merr vendimin për kthimin në karantinë, populli britanik shkatërron furgonat e policisë

Qeveria merr vendimin për kthimin në karantinë, populli britanik shkatërron furgonat e policisë

Nga një kontroll i policisë Britanike në Bristol u zbuluan disa klube te natës të jashtligjshme që kishin organizuar festa. Njerëzit kërkonin të festonin fundjavën e fundit para mbylljes së lokaleve dhe bareve për shkak të pandemisë. Policia tentoi të shpërndante turmën prej 500 personave të futur në ambjente si depo apo garazhe të kthyera në festa.

Kur turma u bë e dhunshme policia u detyrua te përdorte dhunë dhe duke i kërcënuar për arrestim. Pati dy arrestime në ngjarje, ndërsa shtatë automjeteve të policisë iu prenë gomat pasi shumë prej turmës u larguan me shpejtësi nga ngjarja.

“Kjo ngjarje ishte e papranueshme dhe një shpërfillje e qartë, jo vetëm kufizimet për COVID-19 dhe sigurinë e të tjerëve, por edhe sigurinë e të pranishmëve pasi pamë shembuj seriozë gjatë periudhës së verës të rreziqeve të paraqitur duke marrë pjesë në ngjarje të tilla “-tha shefi i policisë Rob Potts.

Check Also

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *