Home / News / Rekord të infektuarish nga COVID-i gjatë 24 orëve në vendin tone. Sot shifra më e lartë

Rekord të infektuarish nga COVID-i gjatë 24 orëve në vendin tone. Sot shifra më e lartë

Dita e sotme ka pasur rekord të infektuarish, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 48 persona, 17 më shumë se ditën e djeshme. Sipas Dr. Flutura Beqo, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz.

Shpërndarja e rasteve të reja është: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar vetëm  5 qytetarë dhe  vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë./Shqiptarja.com

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *