Home / News / Rrëmbeu një person në Sarandë dhe mbajti në Fushë-Krujë, arrestohet i rrezikshmi

Rrëmbeu një person në Sarandë dhe mbajti në Fushë-Krujë, arrestohet i rrezikshmi

Një i ri është ekstraduar ditën e sotme nga Athina për në Shqipëri, pasi ishte i akuzuar nga drejtësia për rrëmbimin e një personi. Policia e Shtetit bën me dije se bëhet fjalë për Besmir Xhokrosën 29 vjeç, lindur në Burrel, i cili në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë.

Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi me Interpol Athinën vë në pranga me qëllim ekstradimi një 29-vjeçar, për rrëmbim personi me qëllim dhenie të një shume parash në këmbim të lirimit.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar B. Xh., 29 vjeç, lindur në Burrel.

Shtetasi B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur shtetasit B. Xh., masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën  u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *