Home / Health / Rritja e rasteve me Covid, mjekja e njohur: Jemi në situatë alarmante, do bëhet e papërballueshme

Rritja e rasteve me Covid, mjekja e njohur: Jemi në situatë alarmante, do bëhet e papërballueshme

Mjekja e Qendrës Shëndetësore nr.3, Bruna Shiroka ka deklaruar se jemi në kushtet e alarmit të mbingarkesës dhe do të vijë një moment që rritja e rasteve me Covid do të bëhet e papërballueshme. Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ajo u shpreh se në këtë situatë alarmante janë edhe sistemet spitalore, prandaj duhet me domosdoshmëri të mbahen maskat.

“Jemi në kushtet e një mbingarkese të punës. Kemi një fluks të shtuar periodik të pacientëve që zbulohen me indiksion nga koronavirusi apo shprehin rrezik në kushtet e mbivendosjes së indikacioneve. Si e tillë përditshëmëria jonë është e mbingarkuar përtej orarit punës, pra kemi një shërbim ndaj qytetarëve  pothuajse 24 orë dhe në 7 ditë të javës.

Jemi në kushtet e mbingarkesës dhe trendi i rritjes do të vijë një moment që është e papërballueshme nga sistemi parësor. Jemi në kushtet e alarmit të mbingarkesës jo vetëm ne, por edhe sistemi spitalor. E parë në këtë prizëm ulja e rritjes së rasteve të parë në këtë prizëm, do të ishte i domosdoshëm dhe i nevojshëm, edhe pse jo përdorimi i maskave si një element lehtësues  patjetër që do t’i shërbente kësaj kauze”, tha Shiroka/abcnews

Check Also

17-vjeçari nga Librazhdi thyen derën e xhamisë për të marrë paratë

Vetëm 17-vjeç dhe mbi të rëndojnë dy akuza të forta, si autori i dy vjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *