Home / News / Sherr në lokal. Arrestohen 3 persona në Elbasan, një tjetër shtrohet në spital pasi është goditur me thikë.

Sherr në lokal. Arrestohen 3 persona në Elbasan, një tjetër shtrohet në spital pasi është goditur me thikë.

Mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen “11 Nëntori” ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plágosur një person, i cili aktualisht është nën kujdesin e mjekëve. Përveç 2 personave të cilët dyshohen si autorë të ngjarjes është ndaluar edhe pronari i lokalit për moskallëzim ĸrimi. Njoftimi i policisë: Goditën me mjet të mprehtë (thikë) një shtetas, aŗrestohen në flagrancë nga Policia 2 autorët e ngjarjes.

Aŗrestohet në flagrancë dhe pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, për moskallëzim ĸrimi. Specialistët për Hetimin e ĸrimit në Komisariatin e Policisë Elbasan aŗrestuan në flagrancë shtetasit: L. M., 43 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Aŗrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë, shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprime procedurale dhe hetimore është aŗrestuar në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi A. Ç., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *