Home / News / Shpërthim i fuqishëm në Elbasan. Policia shkon menjëherë në vendgjarje. 

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan. Policia shkon menjëherë në vendgjarje. 

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur sot në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Sipas të dhënave të para, në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë tritol shtëpisë së Talo Çelës të shumëkërkuarit nga Elbasani, i cili ndodhet në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve  Haxhia në Durrës. Tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës dhe ka vetëm dëme materiale.

Në shtëpinë e Talo Çelës ku iu vu tritol sot në orët e para të mëngjesit nuk banonte asnjeri. Në zonën ku ndodhet shtëpia nuk ka banesa të tjera dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin, kësisoj kjo do ta bëjë më të vështirë të gjendet se kush fshihet pas ngjarjes.

Check Also

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *