Home / News / Shtohen rastet me Covid-19 në qarkun e Elbasanit, nënë e bijë pozitive.

Shtohen rastet me Covid-19 në qarkun e Elbasanit, nënë e bijë pozitive.

Raste të reja me covid-19 janë identifikuar në vend. Ditën e sotme është raportuar se në Belsh kanë rezultuar pozitive me covid-19 nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç. Nënë e bijë dyshohet se janë infektuar në Tiranë. Ato kanë qenë në QSUT dhe dyshohet se e kanë marrë aty.

Ndërkohë ato janë izoluar në banesë, po ashtu edhe shoferi që i ka dërguar në Tiranë. Ka nisur edhe dezinfektimi i zonës dhe banesës së tyre. Po ashtu në Vlorë, janë konfirmuar 5 raste të reja. Mësohet se 4 prej tyre janë familjarë të rastit të parë, të konfirmuar dje dhe një është rast i ri. Në total gjatë ditës së djeshme në Vlorë u kryen 14 tampone, mes tyre 12 familjarë të rastit të parë ( të djeshëm).

Ndërkohë 30 tamponë të kryer në Gjirokastër përfshi 3 familjarë të personit pozitiv që është i shtruar në Tiranë rezultuan negativ. 68 vjeçari që u konfirmua dje pozitiv është i shtruar në spital në QSUT që prej 23 ditësh për tu kuruar për hepatitin B. Ai u infektua me Covid në spital.

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *