Home / News / Silva Bino “Situata është serioze, ja kur kur do të vendosen masat e reja”

Silva Bino “Situata është serioze, ja kur kur do të vendosen masat e reja”

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se situata e Covid-19 është shqetësuese. Ajo u bëri apel qytetarëve për të respektuar me përpikmëri masat e vendosura për parandalimin e kësaj pandemie. Këtë deklaratë Bino e bëri gjatë vizitës së saj në qytetin e Kukësit, aty ku sot nisi vaksnimi i mjekëve dhe infermierëve.

Shefja e ISHP-së theksoi se ulja e orës policore zvogëloi numrin e shifrave të personave të prekur nga koronavirusi. Në përfundim, Bino tha se të hënën e ardhshme pritet që të rishikohet si po ecën situata dhe në varësi të kësaj do të merren masat përkatëse për të ruajtura sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

“Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë”,- u shpreh  Bino.

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *