Home / News / Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot pranë stadiumit, ku është qëlluar me armë ndaj një makine.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”. Burime zyrtare nga policia thanë se ka dyshime se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Ndërkohë, personi që mendohet se ishte shënjeshtra e atentatit është E. C, person i njohur për policinë, me nofkën ‘Korcari’, i cili thuhet se ka mbetur i plagosur në dorë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri./ balkanweb/

Check Also

Ngjarje e rëndë në Elbasan, i vë flakën shtëpisë së tij dhe të fqinjit disa të asfiksuar

Një ngarje e rëndë ndodhi në Elbasan. Një djalë rreth 25-vjeç, pas debateve me familjarët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *