Home / News / Të ndarë nga njëri- tjetri pranë parcelës së kanabisit, gjenden pas 5 ditësh trupat e pajetë të dy të rinjve

Të ndarë nga njëri- tjetri pranë parcelës së kanabisit, gjenden pas 5 ditësh trupat e pajetë të dy të rinjve

Trupa e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj u gjetën në vrarë me armë zjarri pranë malit të Rrencit në Malësinë e Madhe, në pyllin e Vrithit aty dhe ku u dëgjuan të shtënat ditën që u zhdukën tre të rinjtë. Vetëm 200 metra larg parcelës së drogës që mendohet të jetë shkaku i ngjarjes, viktimat ishin larg njeri tjetrit

Policia e Shkodrës në drejtimin e kryekomisar Niko Brahimit zbuloi vendin pas disa orë kërkimi në territorin e Vrithit, me një sipërfaqe të madhe të pabanuar dhe dy orë larg qendrës së fshatit.

Viktimat u dërguan në morgun e qytetit për  ekspertizë mjeko ligjore që do të saktësoj mënyrën dhe armën e krimit. Nga hetimet e deritanishme Daniel Pepaj kushëri me Klement Pepaj, i cili mendohet ta ketë kaluar kufirin me Malin e Zi, është ekzekutori  i dy të rinjve,

Akuza ndaj Pepajt u ngritën ditën e denoncimit publik nga prindërit e Klementit. Ka dyshime që shkaku i ngjarjes është një parcelë më kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit, Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës, Për hakmarrje, i riu që duhet t’i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur, i ka vrarë ata. Mëgjithatë për hetuesët ka ende punë që ngjarja të zbardhet ndërkohe që Daniel Pepaj është shpallur në kërkim.

Më herët Report Tv solli dëshmi nga familjarët e viktimave dhe të autorit të dyshuar. Aty në Vrith dolën të kërkojnë jo vetëm prindërit e tre djemve por edhe fshatarë e dashamirë të tyre.  Celularët i mbanin gratë në pritje të lajmit mbi fatin e djemve.  Babai i Klementit po orientonte forcat e policies dhe telefonin e tij e hapi motra e 21 vjecarit. “ Babai është në mal tani. Me policinë është duke kërkuar. Është një tokë të pabanuar, shumë lart në malësi”.

Makina policie dhe mjete private të përqendruara më shumë në një territor me objekte të braktisura në Bajzë të Malësisë së Madhe. Në këtë kohë babai i Danielit, Nush Pepaj u thirr në polici për t’u pyetur përseri kurse gruaja qante. “Ai që ma jep mua lajmin se se ku ndodhen si me jetë si pajetë, tan jetën time ia jap” . Tashmë kjo familje është ngujuar në pritje të rregullave zakonore deri kur të zbardhet e vërteta, Vilson Çutaj 37 vjec nga Bajza, Klement Pepaj 25 vjeç nga Vrithi dhe Daniel Pepaj nga Vrithi u zhdukën që prej datës 3 tetor 2020.

Check Also

17-vjeçari nga Librazhdi thyen derën e xhamisë për të marrë paratë

Vetëm 17-vjeç dhe mbi të rëndojnë dy akuza të forta, si autori i dy vjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *