Home / News / Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet fqinjët, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet fqinjët, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është shënuar pas mesnate në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 01:14 në zonën detare mes ishujve Nisuro dhe Tilo në Dodekanisa. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 14.4 km dhe 24 km në jugperëndim të ishullit Nisuros.

Sipas sizmiologëve, ka pasur një veprimtari sizmike muajin e kaluar në këtë zonë ndaj konsiderohet si tërmeti që është pasuar nga lëkundjet e mëparshme.

Nuk ka pasur dëme në ishujt pranë epiqendrës së tij për shkak se është zonë detare, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Greqinë juglindore.

Top Channel

Check Also

Nga Behauddin GASHI/NËN FLLADIN E KURBAN BAJRAMIT

Edhe pse jemi akoma në mesin e stinës së verës, u bë dita e dytë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *