Home / News / Tritol në derën e shtëpisë së gazetarit. Kamerat e sigurisë filmojnë autorin.

Tritol në derën e shtëpisë së gazetarit. Kamerat e sigurisë filmojnë autorin.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnate, në shtëpinë e gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka. Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, në pjesën e jashtme të hyrjes së shtëpisë, ka vetëm dëmtime në derën e madhe të oborrit. Kjo pasi lënda plasëse ka qenë në një sasi të vogël.

Gazetari gjatë një prononcimi në medie ka thënë se shpërthimi ka tronditur familjarët e tij. Në shtëpi ai ka qenë bashkëshorten, prrindërit në moshë të thyer dhe 2 vajzat e tij, të cilat kanë filluar të qajnë pas shpërthimit. Sa i përket dyshimeve mbi autorët ai ka thënë se nuk di ku të drejtojë gishtin, por dyshon se kjo ka të bëjë me profesionin. Ndreka beson se ngjarja do të zbardhet nga policia, pasi sipas tij autorët kanë lënë gjurmë.

Ndërkaq Report Tv mëson se një automjet është filmuar nga një kamer sigurie, nga i cili ka zbritur një person që dyshohet të jetë autori dhe pasi ka vënë lëndën plasëse, më pas është larguar.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të saj, identifikimin dhe për kapjen e autorit. “Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.

Check Also

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *