Home / News / Ushtroi dhunë dhe kanos me thikë babain e tij, arrestohet i riu në Elbasan

Ushtroi dhunë dhe kanos me thikë babain e tij, arrestohet i riu në Elbasan

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku policia tha se aŗrestoi një të ri, i cili ka ushtruar ďhunë dhe madje ka kanosur babain e tij. Specialistët për Hetimin e Krimit aŗrestuan në flagrancë 26-vjeçarin me inicialet B.H., pasi ka ushtruar ďhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babin e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arŗestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Check Also

Sulmi me armë në Elbasan, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Elbasanit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *