Home / Health / Vaji i kokosit – 10 benefitet e pabesueshme të provuara shkencërisht të tij.

Vaji i kokosit – 10 benefitet e pabesueshme të provuara shkencërisht të tij.

Vaji i arrës së kokosit promovohet botërisht si superushqim. Kombinimi unik i acideve yndyrore ka efekte fantastike për shëndetin tuaj, si shpejtimin e rënies në peshë, shëndeti i zemrës dhe funksioninim e trurit. Dhjetë dobitë shëndetësore të vajit të kokosit të mbështetura në fakte janë:

  1. Përmban acide yndyrore të shëndetshme.

Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore që nxisin organizmin të djegë dhjamin dhe furnizimin e trupit dhe trurit me energji e bëjnë me shpejtësi. Ato rrisin kolesterolin HDL (e mirë) në gjak, gjë e cila ul rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Vaji i kokosit përmban triglyceride me zinxhir të mesëm (MCT). Kur konsumon MCT, ato shkojnë drejt e në mëlçi. Organizmi i përdor më pas si burim të shpejtë energjie ose si kthen në ketone.

Ketonet janë jashtëzakonishtë të dobishme për trurin, madje shkencëtarët po i shohin ketonet si trajtim ose kurë për epilepsinë, Alzaimerin dhe sëmundje të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teamra Herbal.sr (@teamraherbal.sr) on

  1. Forcon zemrën.

Vaji i kokosit nuk është shumë i përdorur në Evropë, sepse nuk e kemi si traditë, por në vende të tjera, arra e kokosit, që është burimi i vajit (ose gjalpit), është pjesë e tryezës së përditshme.

Në Tokelau (ishull në Paqësorin e Jugut), për shembull, ku popullsia e merr 60% të kalorive nga arra e kokosit, raportohet për një nivel shumë i ulët i patologjive të zemrës.

  1. Nxit djegien e dhjamit.

Obeziteti është një nga problemet më të mëdha që ekziston sot në botën perëndimore.

Disa njerëz mendojnë se obeziteti është vetëm çështje sasie kalorish, por rëndësi ka edhe burimi i tyre. Ushqime të ndryshme ndikojnë tek organizmi dhe hormone në mënyra të ndryshme.

MCT-ja e gjendur në vajin e kokosit e rrit më shumë sasinë e kalorive që djeg trupi, në krahasim me acidet me zinxhir të gjatë.

Megjithatë, duhet bërë kujdes me sasinë, sepse teprimi me vaj kokosi mund të çojë në rritje peshe.

  1. Ka efekt antimikrobik.

Acidi laurik përbën rreth 50% të acideve yndyrore në vajin e kokosit.

Kur organizmi tret acidin lauri, ai formon një substancë të quajtur monolaurinë. Si acidi laurik, edhe monolaurina vrasin patogjenët e rrezikshëm, si bakteriet, viruste dhe mykun. Kështu, ka fakte që tregojnë se shpëlarja e gojës me vaj kokosit shërben për higjienën e gojës dhe parandalon infeksionet e saj. Sidoqoftë, nuk ka fakte që tregojnë se ai lufton ftohjen ose infeksionet e tjera të brendshme.

  1. Zvogëlon urinë.

Kjo mund të lidhet me mënyrën se si trupi metabolizon yndyrnat, sepse ketonet zvogëlojnë urinë.

  1. Mund të reduktojë krizat epileptike.

Shkencëtarët janë duke studiuar dietën ketogjenike, e cila është me pak karbohidrate dhe shumë yndyrna, për trajtimin e disa çrregullimeve.

Përdorimi më i njohur i kësaj diete është trajtimi i epilepsisë që i reziston ilaçeve te fëmijët. Dieta ka ulur ndjeshëm numrin e konvulsioneve te fëmijët, madje edhe tek ata që nuk kanë patur sukses me ilaçet e llojllojshme. Studiuesit ende nuk japin një përgjigje të sigurt për arsyen.

Ulja e karbohidrateve dhe rritja e yndyrnave çon në shtimin e përqendrimit të ketoneve në gjak.

Përderisa MTC-ja (trigliceride me zinxhir të mesëm) në vajin e kokosit shkon në mëlçi dhe shndërohet në ketone, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të përdorin një keto-dietë të modifikuar, që përmban MTC dhe të lejojnë më shumë karbohidrate, për të ndihmuar në kurimin e epilepsisë.

  1. Rrit kolesterolin e mirë (HDL).

Vaji i kokosit përmban yndyrna që rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak. Ato, gjithashtu, mund të shndërrojnë kolesterolin e keq (LDL) në një formë më pak të dëmshme.

Duke shtuar HDL-n, shumë ekspertë besojnë se vaji i kokosit e përmirëson më tepër shëndetin e zemrës sesa shumë yndyrna të tjera..

Në një studim të bërë me 40 gra, vaji i kokosit uli më shumë kolesterolin në total dhe kolesterolin e keq në veçanti, në krahasim me vajin e sojës.

  1. Mbron lëkurën, flokët dhe dhëmbët.

Vaji i kokosit ka edhe dobi shëndetësore që nuk kanë lidhje me të ngrënit.

Shumë njerëz e përdorin atë për qëllime kozmetike, për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Studimet tregojnë se vaji i kokosit përmirëson lagështinë e lëkurës së thatë dhe redukton ekzemat.

Vaji i kokosit mbron edhe nga dëmtimi i flokut. Një studim tregon se ai mund të përdoret edhe krem kundra diellit, duke bllokuar rreth 20% të rrezeve UV.

Shpëlarja e gojës me vaj kokosi asgjëson bakteriet e dëmshme të gojës. Kjo përmirëson shëndetin e dhëmbëve dhe largon erën e keqe të gojës, megjithëse për këtë nevojiten më shumë kërkime shkencore.

  1. Përmirëson funksionimin e trurit në sëmundjen e Alzaimerit.

Alzaimeri është shkaku kryesor i dementias. Kjo sëmundje prek zakonisht të moshuarit.

Kjo gjendje zvogëlon aftësinë e trurit për të shfrytëzuar glukozën për energji.

Studiuesit thonë se ketonet mund të shërbejnë si burim alternative energjie qelizat e trurit, duke zvogëluar simptomat e sëmundjes së Alzaimerit.

  1. Mund të shërbejë në pakësimin e dhjamit të barkut.

Përderisa acidet yndyrore të vajit të kokosit ulin oreksin dhe përshpejtojnë djegien e yndyrnave, ai mund të ndihmojë për rënien në peshë.

MCT-ja është më efektive në pakësimin e dhjamit të barkut sesa LCT-ja.

Dhjami i barkut, lloji më i dëmshëm, lidhet me shumë sëmundje kronike.

Në një studim 4-javor me 20 burra obezë u vu re një ulje e perimetrit të barkut me 2.86cm pasi konsumuan 2 lugë gjelle me vaj kokosi në ditë. Megjithatë, edhe një herë, këtu duhet patur kujdes me mosteprimin, sepse gjithsesi, vaji ka shumë kalori.

  1. Përfundimi

Vaji që nxirret nga arra e kokosit ka një mori avantazhesh për shëndetin. Në mënyrë që të merrni maksimumin prej tij, sigurohuni që të gjeni vaj kokosi organic, të pastër, dhe jo të rafinuar.

Burimi: Healthline

Check Also

Silva Bino: Personalisht e kalova në formë të rëndë. COVID-19 nuk pyet nëse je apo jo me sëmundje shoqëruese

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka reaguar me një mesazh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *