Home / News / Vajza 11-vjeçare në gjendje të rëndë. Babai i Klodian Rashës bën gjestin fisnik.

Vajza 11-vjeçare në gjendje të rëndë. Babai i Klodian Rashës bën gjestin fisnik.

Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha ka bërë një gjest shumë fisnik me paratë që i janë mbledhur pas humbjes së të birit. Ai i ka dhuruar të gjitha për kurimin e një vajze 11-vjeçare nga Shkupi, të quajtur Adisa, e cila vuan nga skolioza.

Rasti i saj u paraqit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, në Neës24. I ati i 25-vjeçarit ishte në një lidhje direkte për emisionin, duke iu bërë thirrje të gjithëve që të mos marrin jetë, por të mundohen t’i shërojnë ato.

“Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë. Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim.

Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai cfarë pati e mori me vete. Të mundohemi të shërojmë një zemër nëne, një zemër prindi, një plagë. Apeli im është mos lëndoni nëna, mos lëndoni zemra, mos merrni jetë. Duke falënderuar babain e artistit Noizy e të gjithë ata që më kanë ndihmuar, kam vendosur t’ia dhuroj paratë vajzës, që po dergjet. Të gjitha ndihmat për Klodianin t’i kalojnë shërimit të asaj vajze. Zoti e shëroftë. Plagë të tilla mos përjetoftë askush”, tha zoti Rasha.

Check Also

E torturoi babain derisa vdiq, kush është Erdisi, djali që e quan veten unik dhe që kishte probleme mendore

Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *