Home / Curiosities / Vrau pacientët me insulinë, infermieri në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau pacientët me insulinë, infermieri në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Një punëtor i kujdesit shëndetësor në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e tre pacientëve me insulinë. Sipas BBC, prokurorët i thanë gjykatës në Mynih se ata dyshuan që i dënuari Grzegord W. kishte vrarë më shumë pacientë. Ai gjithashtu u shpall fajtor edhe për vrasje në tentativë.

Mjekët filluan të dyshonin në të, kur e patën vërejtur një shenjë të gjilpërës tek një pacient 87-vjeçar, i cili sapo kishte vdekur. Ndërkohë, 38-vjeçari me prejardhje nga Polonia, thuhet se nuk pranoi të dëshmonte në gjykatë, por u kërkoi falje familjarëve të viktimave.

“Ajo çfarë kamë bërë ishte brutale, dhe do të mbetet brutale”, tha ai në gjyq. Polaku u akuzua fillimisht për gjashtë vrasje, mirëpo u shpall fajtor vetëm për tre. Gjykatësi tha se pacientët dhe anëtarët e familjes kishin ngritur shqetësime në lidhje me infermieren edhe para arrestimit të tij.

Check Also

17-vjeçari nga Librazhdi thyen derën e xhamisë për të marrë paratë

Vetëm 17-vjeç dhe mbi të rëndojnë dy akuza të forta, si autori i dy vjedhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *